Rama pret kongresmenët amerikanë

10/11/2011 22:46

Kreu opozitës Edi Rama zhvilloi një takim në selinë rozë me  Gary Peters, Kongremsmen Demokrat nga Michigani i cili shoqërohej nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu,  Jason Steinbaum, Koordinator per Këshillin e Shqipërisë dhe Shef Stafi i Kongresmenit, Elliot Engel si dhe nga Martin Shkreli, Kryetar i Bordit i Keshillit Shqiptar Amerikan.

Rama e njohu kongresmenin Peters per kongresin e PS, frymën e re, propozimet për  taksën  progresive, shërbim shëndetësor universal dhe  arsimin  profesional.

Kongresmeni Peters i krahasoi këto sfida të njëjta me ato të presidentit Obama, duke inkurajuar një vendosje të barazisë sociale.
 
“Ne Amerikë flitet për 99% të të indinjuarve, PS flet gjithashtu për 95% të shqiptarëve që kanë më pak se 5% të atyre që  bëjnë ligjin në oborrin e pushtetit”, theksoi Rama.

Ambasadori Arvizu falënderoi kryesocialistin Rama për theksin e marrëdhënieve me Amerikën gjatë fjalimit të tij në Kongres.
 
Rama konfirmoi se nën një qeveri socilaliste, qeveria e shqiptarëve do ishte jo vetëm mbështetëse , si i gjithë populli shqiptar, por dhe dinjitoze duke zbatuar vlerat amerikane fillimisht në shtëpinë tonë, e më pas në cdo mision tjetër krah amerikanëve.

Top Channel