“Tutori” i një fëmije 10 vjec, nën akuzë

10/11/2011 00:00

Kur në rruge jo zyrtare flitet se mjaft te mitur shtyhen ne krime si
vjedhja nga te rriturit, ne Gjykaten e Tiranes, si rralle ndonjehere nisi
nje proces penal, ne te cilin eshte i pandehur nje banor nga Paskuqani,
qe akuzohet se ka shtyre nje te mitur ne krim.

Sipas dosjes qe ndodhet ne gjykate, Shpetim Myftari akuzohet nga Prokuroria e Tiranes, ne baze te Kodit Penal per shtyrje e te miturve ne krim, ngjarje qe ka ndodhur ne rrethinat e kryeqytetit pergjate vitit 2010.

Sipas qendrimit qe Prokuroria mban ne gjykate, Myftari ka perdorur 10-vjecarin me inicialet J. C,  qe rezulton te jete jetim duke e shtyre te vidhte objekte metalike ne shkembim te lekeve qe ai i ofronte. Ky veprim kryhej nga i akuzuari – thote prokuroria pasi ai eshte pronar i nje qendre skrapi. Akuza mbeshtet kryesisht ne kallëzimin e shtetasit Altin Mamica, i cili ka kapur ne flagrance te miturin ne nje parking makinash.

Ne pritje te marrjes se deshmise se Mamices, gjyqtari Arben Micko urdheroi qe deshmitari te sillet forcerisht ne gjykate nga policia, pasi ai ka refuzuar te jete prezent ne gjyq. Pas kesaj gjykata do te degjoje edhe deshmine e te miturit, i cili pritet te pyetet ne prani te nje psikologu.

Shumica e te miturve qe perfshihen ne vepra kriminale rezultojne te punojne per llogari te krimineleve te rritur, por pakkush prej ketyre tutoreve kane perfunduar ne burg. Ne shumicen e rasteve dosjet nuk perfundojne ne gjykate rralle. Ne perfundim te seances avokati i caktuar kryesisht nga shteti per te akuzuarin Leondard Gremi e mbrojti klientin e tij duke pohuar se i mituri ka vjedhur me deshiren e tij dhe jo i shtyre nga Myftari.Megjithate prokuroria thote ne fashikujt hetimore se i mituri eshte shtyre disa here per vjedhje per objekte qe kapin vleften e 100 mije lekeve te reja.

Top Channel