Vrasja e oficerit, jepet pretenca për autorët

09/11/2011 15:55

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka dhënë mesditën e së mërkurës pretencën për dy të akuzuarit e vrasjes së agjentit të anti-drogës, Roland Rexhepi, ngjarje e ndodhur në korrrik të 2009-s.

Prokurori i çështjes Ridvan Sukaj ka kërkuar 28 vjet burg për 36-vjeçarin Armand Llakaj nën akuzën e “vrasjes me dashje me paramendim në bashkëpunim“, si dhe “armëmbajtje pa leje“ dhe 23 vjet heqje lirie për Marjus Tafën nën akuzën ‚’’vrasjes me dashje me paramendim në bashkëpunim“.

Pas dhënies së pretencës ndaj dy të akuzuarve , gjyqtari i çështjes Artan Gjërmeni ka kërkuar shtyrjen e vendimit të trupit gjykues për të mërkurën tjetër, pasi sipas tij sapo është njohur me pretencën e prokurorit dhe se çështja do të shqyrtohet për të marrë një vendim.

Gjatë leximit të pretencës, të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Roland Rexhepi u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona të maskuar, pranë banesës së tij në 22 korrik të vitit 2009 në orën 07:30.

Top Channel