Wollfarth: Programi i PS? Të shohim koston

08/11/2011 00:00

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth ka vlerësuar programin
qeverisës të Partisë Socialiste,të bërë publik pak ditë më parë, duke
theksuar se është shumë e rëndësishme që shqiptarët të njihen edhe me
detajet e këtij projekti, i cili duhet parë edhe sesa i zbatueshëm është
duke pasur parasysh buxhetin.

“Eshtë shumë e rëndësishme që partitë e mëdha, siç është Partia Socialiste e Shqipërisë, të zhvillojnë programet e tyre. Ky në vetvete, përbën një progres madhor. Nëse informacionet që kam janë të sakta, programi nuk është përfunduar ende është ende në hartim e sipër. Duhen edhe dy vjet deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe është shumë inkurajuese të shohim zhvillimin e këtij procesi. Testi i zbatueshmërisë do të vijë pasi programi të përfundohet, duke filluar nga çështjet e buxhetit dhe se si mund të financohen disa nga elementet. Dokumenti i ka të gjitha mundësitë që të qartësojë, se cili mund të jetë opsioni në zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj se qytetarët kanë të drejtë ta kenë këtë qartësi. Thënë shkurt, është padyshim e rëndësishme të shohim, se si do të zhvillohen çështjet e detajuara në të ardhmen”, tha Wollfarth.

Kreu i OSBE-së ka deklaruar se tanime ka ardhur koha qe fjalet te kthehen ne veprime. Bashkepunimi mes dy partive te medha duhet te jete kontruktiv, sidomos ne Komisiomnin e Ligjeve dhe te Ekonomise.

“Ne te gjithe OSBE-ODIHR, Komisioni i Venecias dhe Europa, mbetemi te gatshem per te bashkepunuar. Eshte shume e rendesishme, ne fjalet i kemi tani duhet te shohim vepra qe te nderrmeren”, tha Wollfarth.

Ambasadori Wollfarth i dha këto deklarata i bëri pas takimit të sotëm në Konferencën e zhvilluar në Tiranë me temën “Rritja e rolit të gruas në qeverisje: Premtim i mbajtur?”

Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth në fjalën e tij
mbajtur gjatë konferencës, tha se
partitë politike nuk e mbajtën premtimin për të respektuar Kodin
Zgjedhor, sipas të cilit, në kuvendin e Shqipërisë 30 përqind e
deputetëve, duhet të jenë femra. 

“Niveli i përfaqësimit të grave deri tani nuk është ende i mjaftueshëm, 17 % në parlament dhe 12.5% në këshillat lokale.Kjo shtron pyetjen pse nuk u zgjodhën më shumë gra? Sepse objektivi sipas ligjit është 30% dhe më shumë se kaq.Duket se pengesat kryesore që nuk lejojnë rritjen e numrit të grave janë: Fakti se partite nuk e respektojnë kufirin që përcakton ligji për barazine gjinore, vetë ligji zgjedhor nuk përcakton masa shtrënguese për ta respektuar kuotën e përfaqësimit të grave, si dhe vetë mënyra e funksionimit demokratik të partive politike”, tha Wollfarth.

Edhe ministri i Punës Spiro Ksera pohoi se ndonëse që prej vitit 2008 në Shqipëri është miratuar ligji për barazinë gjinore, në zgjedhjet lokale të këtij viti, kuotat gjinore sipas këtij ligji nuk u respektuan nga asnjë parti politike.

Për të forcuar rolin e gruas në politikë, OSBE rekomandon që të permiresohen mekanizmat demokratike ne perzgjedhjen e kandidateve, ndryshimin e zakonit të lidershipit mashkullor ne parti duke ndertuar kapacitete te mjaftueshme per te rritur numrin e grave. Prezenca e OSBE-së e vlereson si prioritet asistencen e metejshme per te rritur numrin e grave në jetën publike e politike.

Top Channel