Topi në Xarë e Konispol: Vlerësim punës suaj

08/11/2011 00:00

Presidenti Topi vazhdon vizitën në jug duke parë nga afër në komunën
Xarë plantacionet e agrumeve. Në këtë vizitë ai është shoqëruar nga
nënprefekti i Sarandës Gjergji Mano dhe është pritur nga kryetari i
komunës Dhimo Kote, kryetari i komunes Aliko, Kristo Kaishi dhe
autoritetet vendore.

Presidenti Topi gjate takimeve me banoret ne komunen Xarë është shprehur se është kënaqësi të shohësh impenjimin per kultivimin e prodhimit tradicional vendas. Bashkepunimi e shkembimi i eksperiences i sherben rritjes se standardit te jeteses.

Kryetari komunes ka falenderuar Presidentin per viziten dhe vleresimin qe i ben punes te banoreve te Xares. Presidenti Topi i ka pergezuar banoret per punen dhe per perdorimin e eksperiences qe kane marre nga jeta ne emigracion, duke prodhuar por edhe gjetur tregun. Urimet me te mira jane per njerezit e punes qe do e cojne perpara vendin, eshte shprehur kreu i shtetit i cili ka thene se perserit apelin per dialog e bashkepunim ne funksion te nje imazhi te politikes se re: asaj per qytetarin.

Presidenti Topi vendos nje buqete me lule tek memoriali kushtuar martireve te demokracise, ne qender te Komunes Xare. Me pas presidenti ka shkuar ne bashkine Konispol ku eshte pritur nga kryekomunarja dhe drejtuesit e komunave Ksamil, Livadhja dhe Finiq. Takimi eshte zhvilluar ne sheshin qendror te bashkise Konispol.

Top Channel