Tepelenë, ura e Hormovës rrezikon shembjen

08/11/2011 00:00

Rreth 50 automjete e përshkojnë përditë uren e Hormoves ne Tepelene. E vendosur mbi lumin Vjosë ura e Hormovës lidh rreth 600 banorë
të fshatit me të njëjtin emër me rrugën nacionale.

Kushtet teknike të urës, e cila është më shumë një pasarelë për nga ndërtimi janë kritike. Dërrasat që e mbulojnë janë të kalbura ndërsa kavot anësore nuk garantojnë për peshën e automjeteve që përshkojnë.

Ura e Hormovës, Becishtit, Peshtanit, por edhe ajo e Leklit prej vitesh nuk kanë përfituar asnjë investim. Kryetari i Komunës Qendër ne Tepelenë nën administrimin e së cilës gjenden të gjitha këto ura Redi Rama thotë se fondet e komunës janë të pamjaftueshme për investime të tilla të mëdha.

Disa qindra banorë që jetojnë në 9 fshatra në anën tjetër te Vjosës, cdo ditë rrezikojnë jetën duke për shkuar këto ura. As fakti që disa prej tyre përfaqësojnë monumente me vlera kulturore dhe arkitektonike nuk ka bërë të merren masa për mirembajtjen. Komuna trajton me ndihmë ekonomike si paraplegjikë disa persona të cilët kanë pësuar aksidente të rënda pasi kanë rënë duke përshkuar Urat mbi Vjosë.

Top Channel