21 Janari, “detyrim paraqitje” për gardistin Çela

07/11/2011 17:10

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila kishte vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje për gardistin Sadik Çela.

Ky i fundit është një nga katër gardistët e dyshuar për vrasjet e 21 janarit të këtij viti përpara godinës se Kryeministrisë gjatë një proteste të opozitës.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur përpara 10 muajve, ende nuk ka një vendim përfundimtar për masën e sigurisë të Çelës, i cili është duke kaluar për të dytën herë shkallët e gjyqësorit.

Fillimisht ndaj Çelës u vendos masa e sigurisë me 30 ditë burg, por Apeli e prishi këtë vendim dhe vendosi arrest shtëpie, më pas Gjykata e Lartë e prishi vendimin e Apelit dhe la në fuqi vendimin me 30 ditë burgim.

Me përfundimin e afattit të paraburgimit, prokuroria kërkoi që ndaj Sadik Çelës të vendosej masa e sigurisë “arrest me burg”, por Gjykata e Shkallës së Parë dhe se fundimi ajo e Apelit vendosën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Tanimë pritet që prokuroria ta ankimojë këtë masë sigurie në Gjykatën e Lartë.

Top Channel