6 vrasje te renda per 10 muaj, asnje e zbuluar

05/11/2011 08:30

Gjashte persona jane ekzekutuar ne menyre mafioze per kete vit ne Tirane dhe policia ende nuk ka mundur te zbuloje asnje prej tyre. Behet fjale per krimet e renda te ndodhura qe nga muaji janar deri me sot, nderkohe qe policia shprehet se vetem tre prej tyre kane mbetur pa u zbuluar.

Ne analizen nentemujore, policise se kryeqytetit i kane rezultuar se gjate ketij viti vetem tre vrasje i kane mbetur pa zbardhur, pavaresisht se ne prokurori rezultojne se jane gjashte te tilla, duke sjelle keshtu perplasje shifrash.

Behet fjale per krime te ndryshme, qe nga vrasja e kusherires se nje deputeteje, deri te vrasja e te akuzuarit per trafik droge, Arjan Selimi. Nga te dhenat e mbledhura rezulton se vrasja e pare, qe ende konsiderohet ne prokurori si e pazbardhur, ka te beje me Aurora Trashanin. Ne fillim te muajit shkurt ajo u gjet e djegur dhe e masakruar me thika.

Pas disa hetimeve, policia tha se e identifikoi autorin dhe arrestoi nje bashkepunetor te tij. Ne pranga ra ne ate kohe nje taksist, i cili dyshohej se kishte ndihmuar autorin per t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk kishte bashkepunuar me grupin hetimor.

Pak kohe me vone ai u la i lire, pasi nuk kishte prova te mjaftueshme per te, nderkohe qe policia tha se autori i dyshuar eshte Romeo Vide. Ai rezulton se ndodhet jashte shtetit, por prokuroria deklaron se nuk ka prova te mjaftueshme per ta shpallur ne kerkim, keshtu qe çeshtja mbetet ende e pazbardhur.

Rasti i dyte, ende i pazbardhur, ka ndodhur ne dhjetediteshin e fundit te muajit prill, ku mbeti i vrare Sulejman Haxhiu. Policia tha qe ne fillim se vrasja e tij po hetohet per motive hakmarrjeje, por deri me sot nuk ka pasur asnje autor te arrestuar apo te shpallur ne kerkim. Vrasja e tij ndodhi prane nje lokali te rruga “Naim Frasheri”, nderkohe qe fillimisht u perfol se ky krim mund te kishte lidhje edhe me vrasjen e te birit ne Holande. Megjithate, ne prokurori eshte regjistruar pa autor dhe policise i shtohet tek dosjet e pazbardhura.
Pavaresisht krimeve te tjera te renda, ngjarja e radhes, qe mbetet ende e pazbuluar nga policia e kryeqytetit, u shenua me 15 korrik. Pikerisht ate nate u ekzekutua Aleksander Koliçi (Gremi), i cili u tha se kishte bashkepunuar me drejtesine dhe ishte denuar per trafik droge, por bashkepunimi nuk u konfirmua zyrtarisht.

Per vrasjen e tij policia arrestoi nje person, por brenda pak javesh ai u la serish i lire. Gjykata e liroi per mungese provash, pavaresisht se uniformat blu u shprehen te bindura se ai ishte autori. Policia e ka regjistruar kete çeshtje si te dokumentuar, pavaresisht se kohet e fundit dosja i eshte rikthyer per hetime te metejshme. Koliçi u vra prane shkolles “Petro Nini” dhe me pare figuronte ne listen e grupit kriminal “Poter Al” e per kete kishte vuajtur kater vjet burg.

Teksa koha kalonte, ne fillim te muajit gusht u regjistrua nje tjeter vrasje e rende, ajo e Sokol Doçit, punonjes i Entit Kombetar te Banesave. Ai dyshohej per nje te kaluar te erret, e pikerisht per ndonje hakmarrje te mundshme jane shtrire edhe hetimet per zbardhjen e saj, por ajo mbetet nje çeshtje per te cilen ka shume pak prova. Doçi u ekzekutua ne menyre mafioze, sapo zbriti nga makina e tij prane shkolles “1 Maji”, ne hyrje te rruges “Ali Demi”.

Nderkaq, po ne muajin gusht u regjistrua nje tjeter vrasje e rende, e pesta ne listen e te pazbardhurave. Behet fjale per ekzekutimin e Pavlin Markut. Ai u ekzekutua prane vendit te quajtur “Kthesa e Kamzes”, teksa levizte me nje motor. Per kete ngjarje, policia e kryeqytetit arrestoi Doç Vladin, por ai u la i lire, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte i pafajshem. Çeshtja mbetet ende nen hetim, por pa nje autor, duke iu shtuar “listes se zeze” te policise kryeqytetase.

Ndersa vrasja e gjashte e ndodhur ne Tirane ndodhi pese jave me pare. Arjan Selimi, i njohur nga dosja “Kompas” per trafikun e droges nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, u ekzekutua me bresheri automatiku prane baneses se tij. Nje person ende i paidentifikuar ka qelluar me bresheri automatiku ndaj Selimit dhe me pas mendohet se eshte larguar me nje makine “Ford”, me ngjyre te bardhe e xhama te zinj, pa targa.

Nga atentati mbeti i plagosur rende edhe nje adoleshent, banor i lagjes. Keto gjashte ngjarje mbeten te pazbardhura, pavaresisht se ne shifrat e analizave te policise kryeqytetase tre prej tyre jane zbardhur.

Gazeta Shqip

Top Channel