Ekspertët e RISHM, në galeritë e minierës

04/11/2011 00:00

Inspektorët e Repartit të Inspektim Shpetim Minierave janë futur të premten në galeritë e minierës së kromit.

Ekspertët e RISHM-it do të inspektojnë të gjitha frontet e niveleve të minierës dhe do të nxjerrin një raport teknik që do të vendosë për rifillimin ose jo të punës në minierë.

Prokurorët që po hetojnë shpërthimin në minierën e Bulqizës kanë marrë dëshmitë e të plagosurve.

Nga shperthimi i gazit te hidrogjenit ne minierën e Bulqizes mbeti i vrare nje minator dhe tete te tjere u plagosen. I takon Prokurorisë të japë versionin përfundimtar mbi shkaqet dhe shkaktarët e tragjedisë në Bulqizë, por deri më sot RISHM-i, në bazë të kompetencave që i jep ligji, ka marrë masat administrative maksimale për firmën koncesionare “ACR” dhe drejtuesit më të lartë të minierës.

Drejtori i RISHM-it konfirmoi se miniera e Bulqizës do të rehabilitohet sipas një projekti të ri ku mendohet të punohet deri në nivelin e 23. Ekspertët e RISHM gjykojnë se në aksident ka ndikuar dhe mbyllja e minierës si pasojë e grevës një mujore të minatorëve.

Kompania ACR ndërkohë pas aksidentit në gaeri ka shkarkuar shefin e brigadës së ajrimit të minierës, i është dhënë paralajmërim për pushim nga puna përgjegjësit të nivelit 16 dhe është shkarkuar bigadieri i këtij niveli.

Top Channel