Arsim, Shamata: Të profiliziohen studentët

04/11/2011 15:40

Reforma e financimit të arsimit të lartë sjell impaktin e saj në cilësinë e studentëve ndërsa arsimi i mesëm dhe i lartë duhet të profilizohet në përshtatje me tregun e punës në vendin tonë.

Kjo ishte ideja që u nënvizua nga zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata në një konferencë rajonale që u zhvillua në Universitetin “Fan Noli” në qytetin e Korçës.

Krahas ngritjes së cilësisë së punës në sistemin arsimor u nënvizua edhe përgatitja e brezit të ri në përshtatje me tregun e punës si dhe nevoja e aplikimit të programit për licensimin e mësuesve në të ardhmen gjë që do të sjellë edhe një diferencim në nivelin e përgatitjes së tyre.

Gjatë konferencës u përcollën ide dhe mendime në lidhje me orientimin e studentëve jo drejt degëve tradicionale, por drejt programeve të reja të studimit.

Top Channel