Në mbrëmje parlamenti votoi edhe 3 propozimet e qeverisë për Këshillin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Për Ardian Fullanin, Petraq Milon dhe Elizabeta Gjonin, megjithë votën kundër të opozitës, nuk munguan edhe disa vota socialiste.

Por situata ndryshoi, kur u votuan tre kandidaturat e Kuvendit, Dhori Kule, Ela Golemi dhe Ermelinda Meksi, të cilët u miratuan thuajse me votë unanime nga Parlamenti.

Me zgjedhjen në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, zonja Meksi nuk do të jetë më deputete e Partisë Socialiste.

Për detyren e re Zonja Meksi mori urimet e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ftoi Parlamentin ta uronte zonjën Meksi me duartrokitje konsensuale, një xhest ky që ka munguar prej kohësh në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Top Channel