Vlorë, konflikt me policin, tenton t’i djegë shtëpinë

02/11/2011 00:00

Tentohet të digjet me benzinë, banesa e Efektivit të Policisë së
Qarkullimit Rrugor Eduart Mustafa. Rreth orës 8:00 të mëngjesit në
lagjen “Rilindja” në katin e parë të një pallatit, personat të
paidentifikuar kanë vendosur në derën e banesës së efektivit një bidon
me 3 litra lëndë djegëse e llojit benzinë.

Ka qenë e ëma Svetllana Mustafa e cila ka treguar ngjarjen.

Ende nuk dihen shkaqet e kesaj ngjarjeje, por vete familjaret mendojne se kjo ka te beje me detyren e Mustafes. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe kapjen e autoreve.

Top Channel