Memaliaj, mungon ambulanca

02/11/2011 00:00

Qendra shëndetsore në Memaliaj prej 5 vitesh po funksionon pa ambulance.
Sipas stafit mjekësor automjeti për urgjencat është vjedhur dhe nuk
është zëvendësuar asnjëherë.

Ndërkaq pacientët që telefonojnë urgjencën trasportohen për atje me mjetet personale të stafit mjekësor apo me taksi. Situata sipas mjekeve është shumë shqetësuese sidomos për rastet që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente apo për trajtim më të specializuar në spitalet e Tepelenës apo Gjirokastrës.

Në këto raste ose pritet mbërritja e një ambulance nga spitalet fqinje ose trasporti kryhet serish me mjete private.

Ndërkaq kjo qendër shëndetsore sipas mjekes Maltona Bërxhi kryen rreth 30-40 vizita në ditë ku shumica e tyre janë të sëmurë kronikë. Në rastet emergjente që kërkojnë trasport të shpejtë sipas saj situata bëhet kritike. Mjekja thotë se megjithëse mungon mjeku i urgjencës për këtë njësi 7 mjekë të tjerë familjeje janë në gjendje të japin ndihmën e parë për rastet kur ka medikamente. Por ne te shumtën e rasteve pacientët duhet t’i drejtohen farmacive.

Aktualisht në këtë qendër shëndetesore janë të punësuar 28 punonjës, prej të cilëve 7 mjekë dhe pjesa tjetër staf infermieror, i cili i shërben një komuniteti prej gati 10 mijë banorësh përfshi këtu qytetin dhe rrethinat.

Top Channel