Anija turke, hetimet në Bari

02/11/2011 20:25

Hetimet për tragjedinë detare mes tragetit të linjës Durrës-Bari dhe një anijeje tregtare malteze, me marinarë turq, po zhvillohen në Bari.

Ato po drejtohen nga hetues turq dhe maltezë, në bashkëpunim me prokurorinë italiane.

Kjo e fundit i ka këkruar prokurorisë së Durrësit të gjitha të dhënat dhe dëshmitë që ka mbledhur për këtë ngjarje.

Pak ditë më parë fregata turke “TCG Barbaros” ndërpreu operacionin e kërkimit në brigjet e Durrësit të tetë marinarëve të humbur turq nga mbytja e anijes tregtare “Reina 1”.

Ngjarja ndodhi muajin e kaluar, kur trageti vuri përpara anijen e cila u shkatërrua dhe ekuipazhi i saj u hodh në det.

Dy personat e mbijetuar nuk patën probleme shëndetësore, por u shprehën shumë të tronditur nga ngjarja.

Ndërsa pasagjerët e tragetit “Ankara” me 169 persona në bord, kur mbërritën në Bari treguan se gjithcka kishte ndodhur papritur.

Top Channel