Varfëria në Memaliaj, aty ku buka blihet me listë

01/11/2011 00:00

Qyteza e vogël e Memaliaj, dikur e populluar prej minatorëve, sot po përjeton një situatë varfërie të madhe.
Papunësia në qytet është më e larta në të gjithë rajonin, ndërsa ata që
punojnë janë përgjithësisht të vetëpunësuar dhe listat e borxheve i gjen
gjithandej në njësi konsumi.

Në qytet aktualisht sot jeton vetem gjysma e popullsisë që ka banuar 20 vite më parë. Pothuajse cdo familje ka një anëtar të saj në emigracion, por edhe emigrantët po sjellin më pak para. Varfëria për familjet e pensionistëve është e skajshme. Ka shumë prej tyre që e blejnë edhe bukën me listë dhe kete e thote nje pronar i nje furre te vogel.

Disa po kthehen me shpresen e celjes se nje biznesi qe më së shumti është bar-kafe.

“Cuditërisht prej 173 bizneseve të regjistruara si taksapagues të rregullt në bashki shumica janë bar –kafe”, bën të ditur shefi i zyrës së Taksave në bashki, Aleks Haxhiraj.

Sipas tij varfëria në qytet është e madhe, fuqia blerëse eshte gjithnjë në rënie dhe bashkë me të edhe xhiroja vjetore e bizneseve. Në vjeljen e tatimeve hasim shumë vështirësi sqaron Haxhiraj për shkak të refuzimit, per mos realizimit të xhiros. Qyteti i Memaliajt i vendosur buzë rrugës nacionale jeton sot një indiferencë të thellë të të gjitha qeverisjeve. Aty duken gjurmë të qarta të sistemit të dikurshëm kombinuar me absurdin që shoqëroi qytetin pas viteve 90.

Top Channel