Korcë, mungon tregu për shitjen e mollëve

01/11/2011 00:00

Qarku i Korcës i njohur për kultivimin e mollës përballet me mungesën e
tregut gjë që për fermerët shënon një kosto të madhe financiare.

Zona e Devollit, ku edhe kultivimi i ketij fruti ne pemtoret e shumta eshte me i madh, perballet me mungesen e ambienteve ku mund te tregtojne qindra kv molle te prodhuara prej tyre per cdo vit. Edhe nga eksperienca e viteve te kaluara per keta fermere mollet e njohura te Korces mbesin stok per mungese tregu dhe ata jane te detyruar ose t’i tregetojne ato me cmime nen kosto ose t’i hedhin si pasoje e kalbezimit, i cili tashme ka nisur.

Puna e nje viti shpesh humbet ndersa fermeret ankohen se mungojne frigoriferet apo pikat e grumbullimit me shumice te molleve ndersa tregtaret e shumices te ardhur nga qytetet e tjera shpesh jane abuzive ne cmimet qe ofrojne.

Mungesa e mjediseve te tregtimit dhe grumbullimit per mollet ka penguar depertimin e ketyre fermereve ne treg duke u shkaktuar edhe humbje te vazhdueshme finaciare. Rajoni i Korces i njohur per prodhimin e frutit te molles ka sjelle edhe kultivimin ne mase te ketij fruti, duke bere qe thuajse te gjithe fermeret te vendosen para nje konkurrence te forte mes.

Top Channel