Grabitet tregtarja malazeze

01/11/2011 00:00

Nje shtetase malazeze 51 vjec me profesion tregtare është grabitur me dhune
sapo ka kaluar doganën e Hanit të Hotit në vendin e quajtur Vukpalaj.

Pak ore pas ngjarjes policia e Malesisë së Madhe ka bere te mundur arrestimin e agresorit shtetasin Ilirjan Bardhi 21 vjec dhe sekuestrimin e shumes prej 10 mije eurosh, qe i ishin grabitur shtetases malazeze.

Tregtarja malazeze ka treguar vete ngjarjen qe ndodhi sapo shkeli ne token shqiptare: “Me doli perpara makines me nje gure ne dore nje djale rreth te 20-ave, ndalova  makinen sepse u habita duke thene se cfare mund te kete, personi ne fjale me hyri ne makine sapo ndalova dhe me mori canten ku kisha paratë, u perlesha fizikisht me te por ai mundi te largohej, me pas arrita te dalloj targen e makines, ku hipi agresori dhe u ktheva ne doganen shqiptare ku bera denoncimin ne polici dhe tregova dhe targen e automjetit me te cilen ishte larguar grabitesi. Falenderoj shume policine per ndihmen qe me dha dhe per parat qe arriti te m’i ktheje”.

Ne lidhje me kete ngjarje policia ka shpallur ne kerkim dhe nje shtetas tjeter qe dyshohet se ka lidhje me ngjarjen duke luajtur rolin bashkepuntorit ne grabitje.

Top Channel