Patos, drejtori vidhte Ujësjellësin

31/10/2011 00:00

Disa herë rresht qyteti i Patosit ka mbetur pa ujë të pijshëm sepse kablli elektrik që furnizonte pompat e Ujësjellësit vidhej.

Një ditë me parë ndodhi i njëjti fenomen dhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit Baftjar Gropa akuzoi kompaninë CEZ, se po linte pa ujë qytetin, por policia të hënën e shpalli atë në kërkim, si të dyshuarin kryesor për organizim të vjedhjes së përsëritur të kabllit që e shiste për skrap.

Akuza e Gropës vinte pas grabitjes se nje dite me pare te gati 1 kilometer kabell qe perdorej per furnizimin me uje te qytetit.

Nderkohe qe jane arrestuar disa punonjes te Ujesjellesit me akuzen e vjedhjes dhe shperdorimit te detyres. Ndersa tre te tjere do ndiqen ne gjendje te lire. Policia dokumentoi se gjate oreve te nates se dates 30 tetor 2011, ne fshatin Varibop te rrethit te Fierit, ku jane vjedhur pese kampata tel bakri qe furnizon me energji elektrike stacionin e pompave te ujit te qytetit te Patosit. Rezultoi se vjedhja eshte bere e drejtuar nga vete drejtori i Ndermarrjes se Ujesjellesit, Baftjar Rrapi Gropa, 44 vjec, banues ne fshatin Dukas te rrethit Fier per te cilin u be shpallja ne kerkim, per vepren penale “Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren”.

U arrestuan shtetasit Sajmir Xhezmi Yzeiri, 34 vjec, me pune pompist ne Ujesjelles. Ajet Qani Yzeiri,40 vjec, punonjes i Ujesjellesit. Kujtim Arap Shahaj, 44 vjec elektricist i Ujesjellesit. Ata akuzohen per vjedhje dhe shperdorim detyre. U arrestua shtetasi Ardian Myftar Myftaraj, 42 vjec per vepren penale “Pervetesim i mallrave te vjedhur”, si dhe do te ndiqen ne gjendje te lire per vepren penale te “vjedhjes” shtetasit; Agron Sami Mecaj, 49 vjec, Pellumb Nazeraj, 59 vjec me detyre ndihmes pompist ne Stacionin e pompave te ujit ne fshatin Varibop.

Nuri Velaj, 49 vjec me detyre Pompist ne stacionin e pompave te ujit ne fshatin Varibop. Sipas policise shtetasit e mesiperm ne bashkepunim me njeri- tjetrin, gjate oreve te nates te dates 30 tetor 2011, kane prere dhe me pas vjedhur telat elektrik te linjes qe furnizon pompat e ujesjellesit te fshatit Varibop ne Cakran. Kete veprim ata e kishin kryer edhe me pare disa here per te perfituar dhe shitur telat e bakrit per skrap.

Top Channel