Tiranë, shpërthen automjeti

30/10/2011 09:50

Një automjet me targa të kryeqytetit shpërtheu në flakë mbrëmjen e së shtunës pranë zonës së Brrylit, në Tiranë.

Mjeti ishte në lëvizje kur nga pjesa e motorit ka shpërthyer flaka.

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët mundën të dalin në kohë, ndërsa zjarrfikësit vunë zjarrin nën kontroll duke ndaluar shpërthimin e mjetit.

Për disa minuta qarkullimi është ndërprerë në këtë zonë.

Top Channel