Rriten cmimet e fruta perimeve në treg

29/10/2011 00:00

Në tregun e lirë të fruta perimeve në kryeqytet, cmimet e prodhimeve bujqësore vendase janë rritur.

Ndryshe nga fillimi i muajit, në ditët e fundit të muajit tetor, qytetarët kanë blerë produktet me një cmim gati 20-30 për qind më të lartë.

Nga një vëzhgim i Top News te shtunën në treg u vu re se një kilogram sallatë jeshile tregtohej me një cmim prej 150 lekë, një kilogram spinaq 150 lekë, një kilogram domate 100 lekë, një kilogram tranguj 100 lekë, një kilogram mollë 100 lekë, një kilogram rrush 170 lekë,  brokoli dhe lulelakra 350 lekë kg etj.Qytetarët, kryesisht buxhetorët dhe pensionistët ankohen se nuk i përballojnë dot cmimet për shkak të të ardhurave të pakta mujore.

Tregtarët thonë se rritja e menjëhershme e cmimeve lidhet me pakësimin e prodhimit vendas bujqësor cka bën që të mos plotësohen nevojat e konsumatorit në treg.

Top Channel