Vrasja në argjendari, pranga 27-vjecarit

28/10/2011 00:00

Arrestohet në Tiranë një 27-vjecar që dyshohet se është autor i vrasjes së pronarit të një argjendarie pak ditë më parë.

Policia e Tiranës ndaloi shtetasin kosovar Nexhat Mulaj, ndërsa nuk ka dhënë hollësi të tjera.

62-vjecari Rrapo Sinanaj mbeti i vrarë me armë zjarri në dyqanin e tij të argjendarisë, në rrugën “Siri Kodra”, në kryeqytet.

Sipas policisë së Tiranës për vrasjen ka dy pista hetimi. E para ka lidhje me tentativën, pasi viktima kishte shtypur sinjalin e alarmit menjëherë sapo e kapën grabitësin. Megjithatë, pas krimit ai nuk ka prekur asgjë në dyqan. Kjo ka bërë që hetuesit të ngrejnë edhe një tjetër pistë, atë të vrasjes për ndonjë konflikt të mundshëm.

Grupi i hetimit ka tentuar te gjeje per kete piste te dhena te tjera, por megjithe veprimet hetimore nuk raportohet deri me tani që viktima Rrapo Sinanaj te kete patur mosmarrëveshje. Policia e Tiranës thote se ka shoqëruar të paktën 60 persona, shumica e të cilëve janë persona me precedentë penalë në fushen e grabitjeve, vecanërisht në këtë zonë.

Kjo taktike ne fakt perdoret shpesh nga policia shqiptare sa here ka ngjarje kriminale, agjentet e komisariateve perkatese depozitojne menjehere emrat e shtetasve problematike te cilet me pas edhe shoqerohen. Por policia pohon se mes atyre qe jane shoqeruar ka edhe deshmitare qe kane deklaruar se kane pare nje te ri te dale nga dyqani dhe te largohet ne kembe fare i qete.

Jo zyrtarisht thuhet se gjate oreve te nates jane kryer edhe procedurat e ballafaqimit mes deshmitareve dhe disa nga te shoqeruarit qe kane tipare te peraferta me identikitin e te dyshuarit, por edhe ky veprim ka rezultuar pa sukses. Per policine shpresat per gjetjen e autorit te vrasjes fillimisht mbaheshin tek kamera e sigurise se argjendarise, e cila ne fakt doli qe nuk ka filmuar gje.

Top Channel