Kapshticë, shtohet numri i turistëve

28/10/2011 00:00

Rritja e levizjes se qytetareve ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices ka shenuar nje fluks teper te madh gjate ketij viti.

Sipas drejtorit te Kufirit dhe Migracionit ne Korce Ismail Elezi, numri i hyrjeve sidomos persa i perket turisteve eshte rritur 20 % krahasuar me nje vit me pare.

Ne diten kur nxenes te shkollave 9- vjecare te qytetit te Korces kane vizituar ambientet e Drejtorise se Policise Qarku Korce eshte konfirmuar edhe njehere perpjekja e gjithe efektiveve per sigurimin e rendit publik neper pikat e kalimit kufitar.

Top Channel