Dibër, vret shokun me thikë

28/10/2011 00:00

Një gjimnazist është qëlluar për vdekje në ambientet e brendshme të
shkollës profesionale “Nazmi Rushiti”, në qytetin e Peshkopisë.

Rreth ores 10:45 minuta prane deres se zyres se drejtorit te shkolles ka nisur nje perplasje fizike mes gjimnazisteve. Gjate sherrit nje nga adoleshentet eshte qelluar me thike ne trup, ai eshte 17-vjecari Krenar Bardulla, i cili eshte derguar në spitalin rajonal të Peshkopisë, por nuk ka mundur të qëndrojë në jetë pasi thika kishte depërtuar nga poshtë gjoksit drejt zemrës duke i çarë aortën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autori i ngjarjes dyshohet të jetë Ermal Reçi 17 vjeç, nxenes i kesaj shkolle, i cili eshte arrestuar nga policia. Edhe ai rezulton te jete plagosur gjate perleshjes brenda ne ambjentet e shkolles se mesme.

Gjithashtu eshte ndaluar edhe nje tjeter person i pranishem ne ngjarje.Prokurori rrethit ka nisur hetimet per kete ngjarje e cila duket se eshte e paralajmeruar per shkak se ne kete shkolle te mesme profesionale ne qytetin e Peshkopise rastet e plagosjeve dhe dhunes brenda saj kane ndodhur edhe ne disa raste te tjera.

Top Channel