Tirane, arrestohen 6 persona

27/10/2011 20:45

Gjashtë persona të arrestuar dhe 150 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, janë rezultat i operacionit policor të koduar “Eskorta”, realizuar nga stukturat anti-drogës të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Personat e arrestuar janë; Olgert Musta, Arjan Saka, Gazmir Saka, Altin Saka, Muharrem Zalla dhe Klodian Lami, të cilët ishin duke udhëtuar me tre automjete brenda të cilave është gjetur edhe sasia prej 150 kilogram kanabis sativa.

Gjatë këtij operacioni forcat e policisë kanë shkëmbyer zjarr me të arrestuarit, të cilët nuk i janë bindur thirrjeve për të ndaluar.

Lënda narkotike dyshohet se kultivohej në Kruje dhe qëllimi i transportimit ishte për ta shitur atë në Tiranë.

Kapet i kërkuari për vrasje

Forcat RENEA në bashkëpunim me efektivat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë arrestuar shtetasin Ervin Meta, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim.

Sakaq vëllai i të arrestuarit për të njëjtën ngjarje ishte arrestuar menjëherë pas krimit.

Top Channel