Anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve kanë ftuar kryeministrin
Sali Berisha, kryetaren e palamentit Jozefina Topalli dhe kryetarët e të
gjitha grupeve parlamentare në një tryezë, ku do të diskutohen cështjet
e drejtësisë.

Top Channel ka mundur të sigurojë një prej ftesave të dërguara disa ditë më parë nga zëvëndëskryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.

Synimi kësaj tryeze të gjerë debati, e cila do të zhvillohet paraditen e së premtes, është parashtrimi pikëpamjeve të ligjvenesve socialiste, në lidhje me sfidën që ka drejtësia shqiptare përballë proceseve integruese.Gjithashtu, në këtë tryezë do të synohet reflektimi mbi rekomandimet e Progres Raportit të BE-se, ku thuhet se ne drejtësi është bërë një progres i paktë.

Organizatorët e tyezës nuk e kanë ngushtuar hapsirën e saj vetëm në spektrin politik por ftesa i janë dërguar edhe misioneve europiane, që asistojnë në reformën në drejtësi, akademikëve përfshi përfaqësuesve të grupeve të interesit nga të cilët synohet vjelja e mendimeve për qasjen që socialistët kanë në lidhje me sfidën që përballet drejtësia shqiptare përballë proceseve integruese.

Një pikë interesante debati do të jetë edhe qëndrimi i  grupit parlamentar socialist, në lidhje me miratimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Ky hap i grupit parlamentar socialist është një risi për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ku ftesa për pjesëmarrje i është drejtuar edhe kryeministrit Sali Berisha.

Top Channel