Tiranë, bashkia pret pemët

26/10/2011 00:00

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një askion për prerjen e pemëve në rrugën “Andon Zako Cajupi”. 23 pemë ekualipte të mbjella që në kohën e Italisë janë prerë me motosharrë.

Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi tek disa qytetarë, ndërkohë që të tjerë kanë qenë pro, pasi sipas tyre pemët ishin rritur shumë dhe degët e tyre përbënin rrezik për kalimtarët.

“Jo, pemët nuk duhen prerë. Përse t’i presësh?”, është shprehur një kalimtare. “Janë vjetëruar dhe ne si pleq do të vritemi prej saj”, thotë nga ana tjetër një i moshuar.

Për gjelbërimin në Tiranë është diskutuar në shumë workshop-e të mjedisit, madje bashkia ka pasur politika të vecanta duke u bërë thirje qytetarëve dhe bizneseve private që të kontribuojnë në shtimin e hapësirave të gjelbra.

Top Channel