Prokuroria: Burg përjetë për Tufën

26/10/2011 00:00

Prokuroria kërkoi sërish burg përjetë për Lavdërim Tufën, i akuzuar për vrasjen e Fatmir Ramës.

Prokuroria nuk e ndryshoi kërkesën e saj edhe pas rigjykimit të dosjes për vrasjen e Ramës, të njohur ndryshe si Miri i Xhikës.

Gjykata e Lartë e kishte kthyer për rigjykim dosjen e Tufës për shkelje proceduriale.

Babai i Tufës: Ju i dini vrasësit

Më herët babai i Tufes, Xhevdet Tufa hedh akuza të rënda për hetimin e dosjes ‘Kartodrom 2003’.

Tufa deklaroi odisene 8-vjecare te familjes se tij nga njera gjykate në tjetren, si dhe hetimet që sipas tij janë bërë të qellimshme kunder të birit.

“Packa qe kane kaluar vite, deri me sot akoma vazhdojme neper gjykata orvatjet tona. Persona te tjere bashkepunojne me akuzen, mundesisht shtetare. Shteti e di shume mire kush e ka vrare, nuk duan ta germojne”, thote babai i Tufes.

Ceshtja e Tufes do te mbahet mend me siguri ne jurisprudence odisene e analizave te ADN-së, te kryera nge eksperte shqiptare italiane dhe angleze. Ne seancen e radhes, prokurori i ceshtjes kerkoi eksperte te tjere te huaj, vecanerisht nga policia shkencore londineze, pasi sipas tij, ekspertet shqiptare jane te paspecializuar.

Kerkese kjo qe u hodh poshte nga gjykata. Ne seancen e meparshme gjenetistet shqiptare, duke ju referuar ADN-së se kryer ne Itali, ku thuhet se ADN-ja e Tufes ka perputhshmeri 90 perqind me kete ngjarje, thane se ne Evrope, per te akuzuar nje person perputhshmeria duhet te jete ne kufirin 99, 97 perind. Ndersa FBI per te ngritur nje akuze e ka kufirin e ADN-së  99.99 perqind.

ADN-ja eshte e vetmja prove qe ka prokuroria per te ngritur akuzen ndaj Tufes, i cili eshte edhe i vetmi i akuzuar, ndonese deshmitaret kane pohuar se kane qene tre vrases. Gjate tete vjeteve nga njera gjykate ne tjetren Lavderim Tufa ka pretenduar gjithmone pafajesine, edhe pse ka marre nje here denimin me burgim te perjeshtshëm e procesi u rikthye nga Gjykata e Larte.

Top Channel