Lushnjë, i mituri plagos me cifte vëllanë

26/10/2011 00:00

Një 12-vjecar është plagosur me armë gjahu aksidentalisht nga vëllai i tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, në shtëpinë e familjes Leka, kur një 13-vjecar qëlloi me armë vëllanë e tij, ndërsa kishin në duar ciften e babait të tyre.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë.

Sipas policisë, e cila ka shkuar në vendngjarje, bëhet fjalë për një plagosje aksidentale, ndërsa mësohet se ciftja e kryefamiljarit ishte me leje.

Top Channel