Korcë, gjyqi ndaj babait tutor

26/10/2011 20:20

51-vjecari Pëllumb Mullaj i akuzuar për prostituimin e dy vajzave të tij është vendosur përballë dëshmisë se tyre në seancën e radhës të gjykimit të kësaj cështje.

Procesi gjyqësor për babain tutor i cili për vite me radhe ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të rritur dy vajzat e tij minorene është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korcë ku në qendër të kësaj seance ka qenë dëshmia e vetë vajzave të cilat kanë pohuar prostituimin nga ana e babait të tyre në periudhën kur ato kanë qenë të mitura.

Mësohet se gjatë kësaj seance vajzat kanë zbuluar detaje nga periudha e prostituimit të tyre, por ato nuk bëhen publike për shkak të hetimeve të mëtejshme të cështjes.

Nga të dhënat, dëshmia e vajzave mendohet se mund të zbulojë edhe emra të personave të tjerë të cilët mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale me to kur kanë qenë vetëm 8 dhe 10 vjece kundrejt pagesës.

Ashtu sikundër është vepruar edhe në seancën e parë gjyqësore serish marrja ne pyetje e dy vajzave per kete ceshtje eshte zhvilluar me dyer te mbyllura sepse njera nga vajzat vijon të jetë e mitur pavarësisht se rasti i përket vitit 2004.

Sipas informacioneve kanë qenë vetë vajzat ato të cilat i janë drejtuar policisë më 18 prill të këtij viti për të kërkuar ndihmë që t’i shpëtonin tmerrit të tutorit, i cili rezultoi më tej të ishte edhe babai i tyre. Vajzat tashmë 17 dhe 15 vjec kanë identifikuar edhe 4 nga personat me të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale të detyruara nga vetë babai i tyre: Skënder Korrollari, aktualisht 35 vjec, Andon Nameti 76 vjec, Ndoni Koçi , aktualisht 86 vjec, Nevrus Kollanji 81 vjec.

Në seancën e radhës do të jenë 4 dëshmitarë të thirrur nga ana e prokurorisë së Korcës të cilët mendohet të japin edhe më tepër detaje në lidhje me rrethanat e prostituimit të dy të miturave.

Top Channel