Gjobitet CEZ 30 milionë lekë

26/10/2011 00:00

Kompania e shpërndarjes së energjisë, CEZ Albania është gjobitur nga
Ministria e Ekonomisë me 30 milionë lekë pasi në kundërshtim me ligjin
ka pajisur konsumatorët me matësa të paverifikuar para përdorimit.

Ministria thotë se edhe pse CEZ ishte paralajmëruar disa herë për këtë nga Drejtoria e Metrologjisë, sërish nuk ka marrë asnjë masë.

Hetimi i Drejtorisë së Metrologjisë nisi pas ankesave të shumta të konsumatorëve të penalizuar nga kjo situatë, të cilat sipas ministrisë u verifikuan në terren.

Ndërkohë Ministria vec gjobës ka paralajmëruar kompaninë që ka monopolin e shpërndarjes se do të përballet me të tjera ndëshkime edhe më të forta, nëse nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për rregullimin e situatës dhe zbatimin e ligjit.  

Top Channel