Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani

25/10/2011 22:50

Në një lëvizje të pazakontë policia britanike apelon sërish brenda disa javësh për ndihmën e publikut mbi vendndodhjen e shqiptarit të kërkuar, Ndricim Sadushi.  

Ndricim Sadushi është shqiptari më i kërkuar në Britani dhe ndodhet në mesin e 14 kriminelëve më të kërkuar nga autoritetet policore angleze. Mendohet sipas burimeve operative se Ndricim Sadushi ndodhet në territorin britanik.  Ai ndodhet edhe i teti në listën personave më të kërkuar të Interpol Tiranës.

Sadushi njihet si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan. Ai eshte i dyshuar për tre vrasje, një tentative vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet shqiptare për këto dhe vepra të tjera penale të kryera gjatë vitit ‘97.

Ndricim Myrteza Sadushi, sic kërkohet nga Interpol Tirana, po kërkohet nga autoritetet britanike për llogari të shtetit shqiptar. Në njoftimet e mediave britanike ai renditej mes 14 kriminelëve më të kërkuar nga policia metropolitane në Londër dhe detektivët e kësaj policie mendojnë se ndodhet në Britani.

Sipas burimeve të mirëinformuara Top Channel mëson se kërkimet për Ndricim Sadushin  nuk po japin rezultat për momentin dhe kjo është arsyeja që kërkohet ndihma e publikut. Por detektivët e Njësisë së Ekstradimit të Skotlandjardit kërkojnë që publiku të jetë i kudjesshëm dhe të mos i afrohet atij, nëse i pikasin, por të njoftojnë policinë në mënyrë anonime në numrat e publikuar të organizatës Crimestoppers.

Top Channel