Pollo mirëpret nismën e ILDKP-së

25/10/2011 00:00

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive  ka nisur
procedurën e hetimit administrativ për pasurine e Ministrit te
Inovacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit, Genc Pollo.

Kjo pas dyshimeve të ngritura në diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë për pasuri të padeklaruara nga ana e tij dhe të regjistruara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. ILDKP, njofton se pasi u njoh me deklarimet e deputetit Taulant Balla në seancën plenare të datës 20 tetor, ka vendosur kryesisht të zhvillojë hetim të plotë për interesat private të subjektit Pollo, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Në këtë hetim administrativ, ILDKP do të kërkojë edhe asistencën e misionit policor ndërkombëtar PAMECA, ekspertë të të cilit janë atashuar pranë institucionit, me qëllim krijimin e lehtësirave për një hetim më të plotë jashtë territorit të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Inspektorati i Lartë i ka dërguar zyrtarisht kërkesë deputetit Taulant Balla për të dhënë sqarime më të detajuara lidhur me informacionet që ka përsa i përket kësaj çështjeve. Balla e akuzoi Pollon se ka marre ryshfet 1.2 milion euro.

Zyra e shtypit e zotit Pollo ka reaguar duke thene se mirepret nismen e ILDKP dhe se shpreson se kjo nismë, si edhe procesi gjyqësor për shpifje do të përcaktojnë faktet dhe të vërtetën.

“Ato janë rrugët e përshtatshmem, – thuhet ne njoftim, – për të trajtuar gojëlëshuarinë e fjalëndyrësinë e Taulant Ballës, Edi Ramës dhe rastet e bizneseve ekskluzive që paguajnë për interpelanca”.

Kërcënohet Balla

Menjëherë pas interpelancës së të enjtes në parlament me ministrin Genc Pollo, nismëtari i interpelancës, deputeti i opozitës Taulant Balla ka marrë një kërcënim përmes telefonit.

Nje person e ka telefonuar deputetin Balla duke i deklaruar se atij do t’ia mbyllin gojen dhe presin gjuhen.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme kanë pohuar se deputeti Balla
mesditen e së premtes ka dorëzuar një kallëzim prane ketij organi i
regjistruar si kanosje per shkak te detyres.

Deputeti Balla u
dorezoi prokuroreve edhe nje kopje te fjalimit ne tekstin e te cilit ai
ngriti disa ceshtje qe kishin te benim me koncesionin e shtrirjes
kombetare  se fibrave optike.

Ai akuzoi Ministrin Pollo se ka
ndjekur disa kritere pasi ka marre rryshfet nga kompania qe sipas tij,
Zotit Pollo ka paracaktuar se do te fitoje tenderin ne kete sektor
strategjik dhe fitimprures, jo vetem se sipas Taulant Balles, ne kritere
thuhet, se qeveria do t’i bleje paraprakisht firmes fituese 50 perqind
te tregut per ta perdorur internetin me baze te gjere per institucionet
shteterore.

Debati Balla-Pollo ne parlament

Pollo:
Për të arritur këtë cilësi dhe për të arritur sidomos cmime të lira
kemi vendosur, që të hapim një garë koncesionare, e cila mbahet në mes
të muajit të ardhshëm, pikërisht për të ftuar ato kompani
ndërkombëtare, përfshi edhe shqiptare. Këtu nuk ka përkufizime
nacionale, por ka kerkesa financiare të qarta. Duhet të kesh pervojë,
të kesh bërë në botë aktivitete të tilla dhe të kesh një shëndet
financiar të prodhuar me certifikata bankare për të mos lejuar
kompanitë fantazmë. Termat janë mëse të qarta, të konsultuara. Ajo që
ne duam është një kompani botërore me përvoja të ngjashme, me shëndet
financiar që të mos e lërë punën përgjysmë.

Balla
:
Këtu filloi lufta mes ministrave Olldashi dhe Pollo. Fillimisht gjeti
kompaninë e interesuar për të cilën u ra dakort, për shifrën dhe më
pas u përcaktuan kriteret. Ndërkohë një ministër tjetër e kishte dhënë
lejen për shtrirjen e fibrave. Secili prej nesh lëviz nëpër Shqipëri
dhe i sheh anët e rrugëve që janë të cara dhe në to janë vendosur
fibrat optikë. Zoti Pollo po jep një licensë, e cila kushton 12.5
milionë euro, nëse merret përmes tenderimit. Zoti Pollo është duke ia
dhënë falas, pra t’i falesh një kompanie që do të bëjë një investim
edhe 12.5 milionë euro vlerë tregon që ti ke dhe përqindjen tënde. Kjo qeveri që të paktën merr 10 përqind, zoti Pollo justifikon 1.2 milion euroshin e marrë për këtë tender. Ministri përballë deputetëve ka dhënë falas 12.5 milionë euro vlerë, një kompanie të preferuar prej tij.

Pollo:
Gjithësesi do të preferoja mënyrën e përgjigjes së Sokratit,
filozofit të lashtë të Greqisë, që kur i kafshoi këmbën qeni u tha miqve
të vet se nuk mund të përgjigjej me në të njëjtën monedhe.

Balla
:
Dua të konstatoj sepse ky sektor strategjik që po jepet përmes
lidhjeve personale dhe përfitimeve personale të këtij ministri rrezikon
të rrëshqasë të thyeshme përsa i përket nivelit të sigurisë kombëtare.
Sepse një ditë të bukur ne deputetët, ministritë, institucionet e
tjera shtetërore do të duhet t’i kalojnë të dhënat përmes një rrjeti
që administrohet jo nga një kompani shqiptare, jo një nga
institucionet publik shqiptar, por do ta regjistrojë nga një kompani
aksionet e së cilës paketën drejtuese të së cilës e ka blerë një vend
jo anëtar i NATO-s dhe aspak miqësor me Shqipërinë. Kjo është e
vërteta e madhe që lidhet me këtë sektor.

Top Channel