Azilantët, bashkiakët nën akuzë

25/10/2011 20:00

Pas akuzave që policia e shtetit ngriti ndaj kryetarit të Bashkisë Koplik dhe kryetarit të komunes Postrribe për shpërdorim detyre, dy drejtuesit vendorë janë mbrojtur duke u shprehur për “Top-Channel” se vërtetimet nuk janë të falsifikuara.

Kryetari i Bashkisë se Koplikut tha se ka lëshuar vërtetime për katër familje të cilat janë në gjak në qytetin e Koplikut dhe se nuk janë vërtetime për azil politik.

“Bashkia Koplik ka nxjerrë disa vërtetime që janë të prokolluara, në bazë të kërkesës së vetë atyre dhe dokumentet tregojnë që janë familje që kanë me të vërtetë problem hasmërie dhe gjaku. Janë rreth 3-4 familje që dihen, por Bashkia dhe strukturat e tjera në Koplik nuk kanë lëshuar dokumenta për azile politike”, shprehet Ramadan Lika, Kryetari i Bashkisë së Koplikut.

Ndërkohë, kryetari i komunës Postribë thotë se i ka besuar kryepleqve në riciklimin e këtyre vërtetimeve, por nuk pranon t’i quajë dokumente shtetërore për shkak se nuk i ka protokullouar.

“Këto janë vërtetime të lëshuara nga kryetari i Komunës, ndërsa kryeplaku vetëm riciklon vendimet e tij. Nuk ka asnjë vërtetim që të ketë dalë nga drejtimi i komunës, që të jetë protokolluar sipas ligjeve. Nëse ka, ato kanë dalë nga fshati, por nuk kanë vlerë përpara ligjit”, thekson Kryetari i Komunës Postribë, Faz Shabaj.
 
Sipas policise e cila ka ngitur akuza per te dy kryetaret, vertetime jane falsifikuar per persona te cilet nuk jane ne probleme gjakmarrjeje, per te fituar azil politik ne Belgjike. Pak dite me pare ne tirane drejtori i pergjithshëm i emigracionit te mbreterise belge dha sinjale alarmi se kryesisht shtetas nga veriu i shqiperise me dokumenta te falsifikuara po aplikojne per azil.

Top Channel