Liqeni që po shkatërrohet

24/10/2011 20:10

Me bimësinë që pushton hapësira të tëra, ujrat që po marrin ngjyrën e baltës, mbeturina e inerte që derdhën në ujrat e tij dhe me krapin e çdo gjallesë tjetër që po zhduket me shpejtësi, nuk duket e largët dita kur liqeni i Shkodrës të hiqet nga harta e tërheqjeve që mund të ofrojë Shqipëria.

Kamerat e reportazhit “Shqipëria Tjetër”, sollën këtë herë, përmes ekspertësh dhe pamjesh, “plagën” e hapur në mes të zemrës së kryeqendrës shqiptare të veriut.

Top Channel