Sequi: Preferoj gjuhën e BE-së

17/10/2011 00:00

Nga qyteti Shkodrës, aty ku vijoi përplasja e deklaratave mes drejtuesve
të lartë të institucioneve shtetërore si Presidenca dhe Kuvendi i
Shqipërise, ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi ju ka kujtuar
politikaneve shqiptare se ai preferon gjuhen e Bashkimit Europian.

Sequi ishte ne qytetin e Shkodrës, ku ka bere prezantimin e raportit progresit te Komisionit Europian për Shqipërinë, raport i cili e ngeli në klasë Shqipërinë pa marrë satusin kandidat për në BE për shkak të ngërcit politik.

Ashtu si dhe deklaron raporti i ambasadorit të BE-se, Ettore Sequi eshte shprehur se ngerci politik i la shqiptaret pa marre statusin kandidat per ne BE, nderkohe qe Shqipëria duhet t’i kushtoje vemendje  plotesimit të 12 pikave te propozuara nga BE, kryesisht ne dialogon poltik dhe reformen zgjedhore. Ambasadori i BE-se  eshte shprehur se cdo hap pozitiv qe mund te beje politika shqiptare do merret si sinjal pozitiv nga BE ne muajt ne vazhdim.

Përplasja

Për kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, qëndrimi bllokues i opozitës është arsyeja kryesore përse Shqipëria po merr koston e vonesës së integrimit europian.

Zonja Topalli e identifikoi presidentin, jo vetem si pergjegjes per korrupsionin e perhapur ne gjyqesor, qe pengon llogaridhenien e tij, sic thuhet ne raport, por edhe si bashkepunetor ne veprimet bllokuese te kreut te opozites.

“Natyrisht kam lexuar raportin dhe në mënyrë shumë të veçantë për çështjet e drejtësisë dhe gjyqësorin dhe për korrupsionin e madh që ka aty brenda. Përsa i takon arsyes, për të cilën nuk është marrë statusi i vendit kandidat, bojkoti dhe bllokimi, unë i kam parë gjithmonë bashkë, zotin Topi dhe zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Topalli.

Presidenti u është përgjigjur edhe akuzave të bëra ndaj tij nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, e cila e bëri përgjegjës për dështimin e statusit të kandidatit.

“Së pari, këto zonja apo zotërinj duhet të mësojnë aktin e komunikimit. Të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, pasi komunikojnë me institucionin e Presidencës. Nëse do dalim me ndonjë plan tjetër, spikeri ose spikerja i merr tekstet nga të tjerët, cështja është sa në mënyrë cilësore e lexon atë. I ftoj të tregohen qytetarë dhe të flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”, është përgjigjur Topi.

Reagon Kuvendi: Topalli flet gjuhën e Fishtës

Zyra e shtypit e Kuvendit ka reaguar pas deklaratës së presidentit Bamir Topi ndaj kryetares Jozefina Topalli, duke lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet: “Topalli flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur si Fishta. Topalli flet gjuhën e Kol Idromenos, Migjenit dhe Gurakuqit. Haxhi Qamili s’e kupton dot gjuhën që flet Jozefina Topalli”.

Topi: Migjeni e Fishta do ndiheshin të fyer

Menjëherë pas deklaratës së dalë nga zyra e shtypit e Kuvendit, zyra e shtypit e Presidencës njofton se presidenti vlerësoi familjet e njohura e me tradita qytetarie, kulture e sportdashëse që i kanë dhënë emër Shkodrës, por edhe krenari gjithë Shqipërisë.

Nisur nga deklarata e zyrës së shtypit të Kuvendit, zyra e shtypit e presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi, do ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike dhe institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë.


Ndoka: Topalli, sulme banale

Sulmet me sfond krahinarist të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ndaj Presidentit të Republikës, Bamir Topi, ka hapur një lojë të konservuar deri më tani në kufijtë e diskutimeve të nënzëshme. Me gjithë karakterin personal të debatit të sapohapur, tingëllimi problematik i tij nuk ka munguar të sjellë reagimet e para nga aktorë dhe protagonistë të politikës.

Duke prodhuar dy palë, në përgjithësi tensioni i lindur pas gjase priret të jetë artificial, për shkak të instrumentalizimit që Kryetarja e Kuvendit po i bën debatit dhe futjes së tij në hullitë e kontekstit rajonal dhe krahinor. Nga ky vështrim demokristiani Nard Ndoka sheh te çështja në fjalë sa një lojë politike, aq edhe një dëshmi të karakterit politik të Jozefina Topallit.

“Mendoj se janë debate shterpë, pasi përqendrohen në çështje folklorike, gati banale dhe që nuk kanë të bëjne me atë që është realisht marrëdhënia që kërkon vëmendje, pra ajo mes dy institucioneve. Nga ana tjetër, mendoj se Presidenti nuk ka bërë ndonjë deklarim ofensiv, por ka nënvizuar një të vërtetë, duke i tërhequr vëmendjen Kryetares së Kuvendit, e cila duhet të flasë në gjuhën letrare. Njihet zonja Topalli për karakterin e saj të papërmbajtur, deri edhe agresive, si një kone e përkëdhelur e z. Berisha që shpesh krijon tensione. Por thelbi është ai që thashë më lart: marrëdhëniet e vërteta që duhen gjykuar janë ato institucionale dhe jo shkëmbimi i replikave të këtilla”, tha Ndoka.

Sipas tij, tensionet janë përshkallëzuar së fundmi, si për arsye të asaj çfarë po projekton të jetë nesër personi i Bamir Topit, aq edhe për veton e tij në disa ligje, të cilat kanë krijuar shumë debate dhe shqetësim në opinionin publik. I fundit në radhë ishte ai i mbetjeve urbane, që parashikonte importimin e tyre duke provokuar për këtë arsye reagime të forta. Duke u stimuluar nga loja politike, fillimisht mes Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Bamir Topi, e reduktuar së fundmi qartë në një betejë për elektoratin e djathtë të Shqipërisë së Mesme dhe Tiranës, ku ky i fundit ka influencë të madhe, Topalli është integruar si një zë i fortë në krah të Berishës me kartën e të djathtës tradicionale dhe konservatore, që në Shkodër ka rrënjë të forta. Një veprim dhe kundërveprim mirëfilli politik që po vendos para qytetarëve shqiptarë mënyrën reale të imponimit në politikë, ku pas vellos së integrimit qëndron fragmentimi rajonal.

Beqja: Topi vlerësoi Shkodrën

Edhe për një ish-deputet të Shkodrës, si Ilir Beqja, që rrjedh nga një familje e qytetit, ka nënvizuar faktin se në debatin e fundit mund të vihet re një ekstremizëm nga ana e Topallit, teksa në deklarimet e Presidentit nuk mund të konstatohet asnjë fyerje për kontributin dhe figurat e Shkodrës. “Nuk besoj se ka në fjalët e Presidentit fyerje për figurat e njohura të Shkodrës dhe kontributet e saj. Madje mesa kam lexuar Presidenti ka vlerësuar këtë kontribut. Kështu që mendoj se nuk është gjë e mirë që Shkodra të jetë fyer, qytetaria e saj dhe gjykoj se nuk është mirë që Shkodra të përmendet në opinionin publik për gjëra të kësaj natyre. Toleranca e saj është toleranca e Shqipërisë e prandaj mendoj se akuza të tilla nuk mund dhe nuk besoj se do të merren seriozisht, aq më tepër të kenë pasoja”, u shpreh Beqja. Që këtej edhe loja politike e hedhur hapur mbi tavolinë nga Topalli mbetet të jetë një dëshmi e pamohueshme e sensit lokalist dhe partikularist të angazhimit të saj, me jehonë poshtë minimales.

Zyra e Topallit shpërndan traktet anti-Topi

Zyra e shtypit të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, shpërndau dje për mediat një deklaratë të Qendrës Kulturore të Shkodrës “Pjetër Gaci”, e cila përmbante cilësime të ashpra politike ndaj Presidentit të Republikës. Në këtë deklaratë drejtuesit e kësaj qendre pretendojnë se Bamir Topi ka fyer kulturën shkodrane dhe përdorin ndaj tij shprehje si ‘President i Bulevardit’.

Në këtë kuadër, drejtuesit e kësaj qendre i kërkojnë Presidentit të kërkojë falje publike. “Si qytetarë të Shkodrës, si përfaqësues të traditës e kulturës shkodrane, shprehim indinjatën e thellë për konsideratat e turpshme e aspak të denja për një drejtues institucioni e aq më pak për kreun e shtetit! Dje, Shkodra priste Presidentin e Republikës, por u fye nga Presidenti i Bulevardit! T’i kërkojë falje Shkodrës dhe shkodranëve, pa votat dhe mbështetjen e të cilëve nuk do të ishte atje ku është!”, theksohet në deklaratë. Është interesant fakti se ditët e fundit funksionarë të mesëm dhe të ulët në vend nuk ngurrojnë të bëjnë akuzat më të ashpra ndaj kreut të shtetit, që shikohet si një figurë unifikuese e kombit.

Presidenca: Deklarata denigruese

Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga zyra e Presidentit të Republikës thuhet ndër të tjera se “z. Topi u njoh përmes burimeve zyrtare me disa deklarata e nisma të njëanshme, të pasakta dhe denigruese të ndërmarra ndaj tij dhe institucionit që përfaqëson nga individë apo grupe të caktuara partiake lidhur me vizitën e suksesshme në Shkodër. Në respekt të qytetarisë shkodrane, opinionit publik dhe përgjegjësisë institucionale Presidenti sqaron se në asnjë rast, në asnjë fjalë apo veprim të tij nuk ka bërë komente kritike ndaj qytetit të Shkodrës, qytetarisë, traditës së pasur të gjuhës apo të kulturës së saj.”

Top Channel