Haxhinasto: Duam reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

14/10/2011 00:00

Në mbledhjen plenare të Këshillit të Përhershëm të OSBE-se, organi
kryesor vendimmarrës i kësaj Organizate foli edhe Zëvendëskryeministri
dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto.

Në fjalën e tij, Ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së dhe vizionin e saj për një komunitet të sigurt, duke u angazhuar maksimalisht për promovimin e vlerave njerëzore.

Lidhur me zgjedhjet e 8 Majit, Ministri Haxhinasto falënderoi ODIHR-in për Misionin e Vëzhguesve dhe kontributin e shteteve të tjera për monitorimin e tyre. Ai theksoi se Qeveria e Shqipërisë synon të kryejë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, që do të përmbushë rekomandimet e ODIHR të 2009 dhe 2011, përfshirë këtu edhe ekspertizën e Komisionit të Venecias. ‘Kjo reformë’- vijoi më tej ministri Haxhinasto,- përbën edhe një nga prioritetet kyçe në bllokun e detyrimeve për t’u afruar më tej në BE.


Haxhinasto u takua edhe me kryetarin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Ambasadorin e Lituanisë Renatas Norkus.

Top Channel