Futen në grevë mbi 300 naftëtarë

14/10/2011 08:20

Mbi 300 punonjës të kompanisë së naftës “Stema&Oil”, kanë hyrë dje në grevë 24-orëshe, për shkak se nuk paguhen prej tre muajsh.

Të kontaktuar nga “Shqip”, naftëtarët ankohen për kushtet e punës, mungesën e trajtimit financiar dhe për mosshlyerjen e pagave.

“Jemi 320 punonjës që kemi hyrë në grevë 24-orëshe me motivin se kompania nuk na paguan pagat, prej tre muajsh”, thotë Dilaver Xhelili, kryetar i grupit sindikalist. Ai thotë se situata është bërë e padurueshme dhe se drejtuesit e kompanisë nuk japin shpresë për zgjidhje të situatës.

“Zhvilluan dje një mbledhje prej katër orësh dhe na thanë se shoqëria ‘Stream&Oil’ po kryen investime, pra më shumë po shpenzon sesa fiton. Ky motiv nuk qëndron, pasi vetë shoqëria ka shitur këto ditë 10 mijë tonë naftë, kurse ne nuk jemi paguar”, tregon Xhelili.

Ai paralajmëron nisjen e grevës pa pushim javën tjetër, në rast se shoqëria nuk firmos kontratë kolektive, pagesën e rrogave dhe bërjen transparente të koncesionit.

Top Channel