Refuzimi i statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, arsyet që cuan në këtë vendim të europianëve dhe cfarë humbën shqiptarët nga ky refuzim, ishin disa nga pyetjet të cilat analistët e ftuar në panelin e Top Show në Top Channel, u munduan t’i japin përgjigje.

Analistët thanë njëzëri se ajo që shqiptarët humbën më shumë nga raporti, ishte koha, ndërsa pedagogu i UET-së, Klementin Mile tha se shqiptarët duhet të mërziten më shumë jo me raportin, pasi ai pritej, por duhe të shqetësohen se e kemi të merituar këtë raport. Sipas tij, politikës i mungon vizioni për ta cuar vendin para.

Për analistin tjetër të ftuar në studio, Artan Hoxha humbja e madhe e statusit të vendit kandidat, janë fondet që BE akordon për vendet që e marrin statusin e kandidatit, fondeve për zhvillimin rajonal dhe atë rural.

Ndërkohë, analisti Mentor Nazarko, tha se raporti tregoi se shoqëria shqiptare ndodhet në kushtet e një regjimi.

Top Channel