Nje dite pas fjales se kryetarit te bashkise, keshilltaret socialiste ne
Keshillin Bashkiak i konsiderojne mashtrim propozimet per heqjen e 60
taksave dhe tarifave, pasi sipas tyre qytetaret e Tiranes sot paguajne
vetem nje takse, e cila nuk eshte ulur.

Ata shprehen se persa i perket tarifave te sherbimit, qytetaret do te perfitojne vetem vizita falas ne Kopshtin Zoologjik, mbjellje pa leke te pemeve dhe disa shërbime të cilat nuk rëndonin barrën fiskale të qytetarëve.

“Ne jemi për uljen e barrës fiskale për qytetarët dhe biznesin e vogël, por nuk mund të pranojmë mashtrimin e radhës dhe bllofin politik që luan kryetari i bashkisë, i emëruar. Nuk duhet të ngatërrojmë nocionin e tarifave dhe të taksave. Sot qytetarëve të Tiranës nuk i është ulur asnjë tarifë që i prek ata drejtpërdrejt në xhepat e tyre. Qytetarët e Tiranës sot paguajnë vetëm një taksë dhe një tarifë, të dyja nuk u propozuan për t’u ulur, taksa e pastrimit dhe taksa e tabelës, janë taksa që janë ulur me vendim parlamenti që në vitin 2009. Nuk është e vërtetë që shfuqizohen sot që flasim. Të vetme tarifa që preken janë tarifat e Kopshtit Zoologjik, tarifat e fushave të tenisit dhe tarifat e Qendrës Kulturore ‘Tirana’, të cilat nuk ndikojnë drejtpërsërdrejti në xhepat e qytetarëve të Tiranës. Nuk mund të tallet kryetari i bashkisë me shfuqizimin e tarifës për eksportin ndërkombëtar të leshit, kur 18 mijë subjekte të biznesit të vogël në Tiranë, vuajnë krizën ekonomike si kurrë më parë”, thotë këshilltari Gent Gazheli.  

Por ndonese keshilltaret e PD-së i kane votuar dhe miratuar ne mungese te keshilltareve socialiste, paketen me uljen e tarifave, juristi Eridian Salianji i konsideron ato vendime nul, pasi nuk kane votat e shumices se anetareve ne Keshillin Bashkiak.

“Të gjitha vendimet dje kanë marrë 27 vota të vlefshme dhe dy votat e dy anëtarëve që votuan dje nuk kanë vlerë ligjore, pasi mandati i tyre është në kundërshtim me ligjin dhe automatikisht të gjitha vendimet nga vendimi i parë, tek vendimi i fundit janë vendime nul, se nuk kanë marrë numrin 28 që kërkon ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, thotë Salianji.

Sipas Salianjit brenda 10 diteve prefekti i Tiranes duhet te ktheje mbrapsht keto vendime si te paligjshme dhe te kerkoje edhe nje here mbledhjen e Keshillit Bashkiak per te kryer ne menyre te ligjshme te gjitha procedurat: mandatimin e dy anetareve te rinj te keshillit dhe votimin per propozimet e Bashes. Ne rast te kundert, sipas opozites, ceshtja do te kaloje per shqyrtim ne gjykate.

Top Channel