Jozefina Topalli në Budapest

13/10/2011 19:55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në Hungari.

Temë e konferencës ishte dimensioni i intergimit, siguria, sfidat ekonomike dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor. Zonja Topalli tha në fjalën e saj se në raport me temën e sigurisë, një peshë të veçantë në konteksin që po kalon bota merr modeli ekonomik dhe kolona kryesore e sigurisë është ekonomia e vendit.
 
Qëndrueshmëria jonë ekonomike vijoi zonja Topalli na bën të ndjehemi mirë, por mbi të gjitha duhet ta konsolidojmë akoma më shumë. Duke vlerësuar këtë konferencë kryetarja Jozefina Topalli tha se është një iniciativë e vlefshme përmes së cilës vendet e Europës Qendrore përmes Hungarisë, kanë vendosur në prioritetet e tyre proceset integruese.
 
Në fjalën përmbyllëse të Konferencës, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Laslo Kover, vlerësoi Shqipërinë që sipas tij ka ecur përpara dhe ka bërë hapa konkrete duke shtuar se në rrugën e integrimit europian Shqipëria ka mbështetjen e Hungarisë.

Gjatë konferencës, kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime me homologët e saj rajonalë duke i njohur ata me zhvillimet më të fundit në vend. Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor u mbyll me një pritje të organizuar në pallatin presidencial, ku kryetarja Topalli bisedoi me presidentin hungarez Pal Shmid për çështje të interesit reciprok.

Top Channel