Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet

12/10/2011 00:00

Qeveria ka reaguar për herë të parë zyrtarisht ndaj nismës së opozitës për të ulur taksat tek artikujt më bazë të jetesës.

Kryeministri Sali Berisha tha se nuk do të pranojë uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi kjo sipas tij do cënonte prodhimin vendas.

“Te heqim TVSH-ne per miellin dhe t’ua leme fermereve grurin ne ara, sepse nje grup njerezish kane lidhje me biznesin e miellit. Nese e heqim TVSH-ne per qumeshtin, nuk do te merret njeri me bagetine. Asnje qe demton interesat e 50 perqind te shqiptareve qe jane prodhues, nuk mund te pranohet nga kjo qeveri”, tha Berisha.

Zoti Berisha tha se revolucioni fiskal, sic e quan ai do të vazhdojë, por jo në drejtimet që propozojnë socialistët.

“Kemi nje kuader te mire ligjor, por ne na del detyre te mendojme edhe per stimuj te tjere, sepse ne rrafshin natyror, pasuria numer 1 e ketij vendi jane ujerat e saj”, tha Berisha.

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha u ndal edhe tek kompetencat e pushtetit vendor, duke paralajmëruar një aksion të gjerë decentralizimi.

“Me shpejtesi te madhe brenda dy muajve do te marrim te gjitha vendimet per nje decentralizim te fuqishem”, tha Berisha.

Mjedisi ishte një tjetër cështje ku kryeministri paralajmëroi masa të reja ligjore, që synojnë përfshirjen e njësive vendore në procesin e mbrojtjes së ambientit.   
 
Propozimi i PS-se

Ne fillim te muajit,  Gramoz Ruci, kryetar i grupit
parlamentar të PS-së, i ka dërguar kryetares së kuvendit Jozefina
Topalli një propozim në formën e projektligjit për disa shtesa e
ndryshime në ligjin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Projektligji socialistëve një kopje të cilit është siguruar nga Top
Channel, në katër nenet e tij synon që “furnizimi për grurin, miellin,
bukën, qumështin, vezën, duhet të jenë furnizime të  tatohen me 0% TVSH
dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatohen 
në masën 10%, duke filluar nga dt.1 janar 2012”. Ndërsa në nenin 3
projektligjit  kërkohet që ‘nga dt.1 janar 2012, furnizimi i barnave dhe
shërbimeve shëndetsore nga institucionet shëndetsore, publike dhe
private është furnizim i përjashtuar.”

Së bashku me
projektligjin, kryetares së parlamentit i është dërguar një raport ku
socialistët kanë parashtruar një sëre arsyesh përse TVSH-ja duhet të
hiqet këto artikuj. ‘Ushqimet bazë të shportës konsumatore, sot në
Shqipëri, zënë më shumë se gjysmën e buxhetit të cdo familje me të
ardhura mesatare, – thuhet në raport,- ndërkohë që shumica dërrmuese e
familjeve shqiptare në fund të muajit, nuk kursejnë dot asgjë nga të
ardhurat e tyre’.

Socialistët thonë se barra fiskale
për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit është rritur me 18 %.
Gjatë kësaj periudhe megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin
rritur me 44 %, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e
përditshme janë rritur si më poshtë:

Energjia elektrike është rritur 62 %;
Barnat jane rritur 43 %;
Shërbimi shëndetësor është rritur 50 %;
Mielli, Buka, Sheqeri, Vaji, Orizi janë rritur mesatarisht me 52 %.

Top Channel