Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta

11/10/2011 00:00

Minatorët e zonës D në Bulqizë paralajmëruan se do të bllokojnë sërish galeritë, pasi vendet ku ata punojnë nuk janë të sigurta.

Minatorët kanë akuzuar administratën se po shkel kontratën e nënshkruar,ndërsa kanë bërë me dije se asnjë përfaqësues i RISHM nuk ka mbërritur për verifikim në zonën D.

Po ashtu ata kanë ngritur edhe shqetësimin se në zonën e sipërpërmendur punojnë njëkohësisht edhe persona të tjerë.

Ministria e Ekonomise pak dite pas fillimit te greves mori nje vendim per pezullim te pjesshem te licenses si dhe per ceshtjet e sigurise ne galerite nen toke.

Greva perfundoi me nje marreveshje ku kompania pranonte rritjen e pages, investimet e prespektives dhe sigurine ne pune.

Ne nje inspektim te fundit, ne kohen kur minatoret ishin ne greve urie nen toke ne nivelin 14 dhe dhane alarmin per degradimin e saj. Ne baze te raportit te tyre gjykata e Peshkopise vendosi te nxireshin jashte minatoret greviste sepse jeta e tyre rrezikohej. Per te pare se sa jane rritur kushtet e sigurise ne galeri, tashme atje ndodhen serish specialistet e RISHM-it.

Minatorët nënshkruan marrëveshjen, që parashikon edhe pagesën për 22 ditë nga leja e zakonshme dhe pagën e 13-të të vitit. Sipas marrëveshjes me ACR, paga e minatorëve do të rritet me 20 përqind.

Top Channel