Dështimi turistik i Durrësit

10/10/2011 00:00

Sezoni turistik në Durrës shënoi një dështim të paralajmëruar. Megjithë
zgjatjen e sezonit, sërish numri
pushuesve në plazhet e Durrësit, ra me 30 përqind, ndërkohe që në
shkallë vendi numri pësoi rritje.

Standardet e shërbimit në rënie, papastërtia e theksuar e ujit të detit, mungesa e plazheve publike, viti elektoral, mungesa e infrastrukturës ishin disa nga shkaqet që sollën humbjen e miliona eurove dhe shtimin e papunësise nga renia e turizmit.

Kryetari i Shoqates Shqiptare te Turizmit per degen e Durresit Eduart Xhepa ndalet ne faktoret qe sipas tij e demtuan sezonin turistik kete vit, perfshire dhe standardet e sherbimit.

“Disa investime në rrugë janë bërë por nuk mjafton. Duhet patjetër të bëhet një fushatë marketingu në disa drejtime dhe kjo kërkon investim, organizim dhe përkushtim për të arritur një rezultat”, tha Xhepa.

Po per kryetarin e bashkise se Durresit Vangjush Dako, sezoni i pasuksesshem i ketij viti duhet pare nen nje kendveshtrim pozitiv qe synon ta afroje Durresin ne nje te ardhme te afert ne nje destinacion turistik elitar.

“Kjo tkurrje e turistëve që kanë vizituar Durrësin, sidomos ata nga Kosova ka ardhur sepse tani ata preferojnë jugun. Afërsia e rrugës i bën që shtetasit kosovarë të vijnë në Durrës vetëm në fundjavë. Mendoj se rënia e fluskit do të ulë ngarkesën dhe do të kthejë Durrësin në një plazh më të qetë dhe rritja e cmimeve do ta kthejë Durrësin në një plazh me elitar”, tha Dako.

Megjithe investimet e bera, realiteti qe ofron Durresi si ne infrastrukture ashtu dhe ne cilesine e sherbimit e ben te larget kete perspektive.

“Nuk ka vit që ne të mos bëjmë investime, por këtë vit nuk arritëm t’i realizonim dhe patem nje sezon jo te suksesshem. Vitin e ardhshëm do të nisin investimet e reja për sezonin e ri turistik”, tha Dako.

Situata duket se nuk po gjen zgjidhje as per sezonin qe do te vije. Ne plazhet e Durresit, vijon shkarkimi pa kontroll i ujerave te zeza. Vete pronaret e hoteleve kane shkaktuar kete situate absurde qe po kthen investimet e bera në teresisht te pavlera. Aksush nuk do deshironte qe vitin tjeter te bente plazh ne nje zone te mbushur nga mbeturinat ujrat e zeza dhe era e rende.

Top Channel