Pogradec, babai vret të birin me sëpatë

08/10/2011 19:10

Krimi brenda familjes ka goditur fshatin Vërdovë të rrethit të Pogradecit, kur babai vrau djalin e tij 33-vjeçar, në sytë e familjarëve të tjerë, pasditen e së shtunës.

Sipas të dhënave të para, 72-vjecari Njazi Kromollari ka goditur më sëpatë të birin Kudret Kromollari pasi ky i fundit kishte shkuar në banesë në gjendje të dehur dhe kishte goditur brutalisht të dy prinderit e tij.

Sakaq, në grindje e sipër, 72-vjeçari ka marrë sëpatën dhe e ka goditur 3 herë radhazi në kokë viktimën, duke i shkatuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Policia ka theksuar se viktima është goditur në kokë dy herë me pjesën e pasme të sëpatës dhe njëhere nga ana e tehut.

Sipas të dhënave, grindja babë e bir ka nisur brenda në banese dhe pas konfrontimit fizik ata kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, ku ka ndodhur edhe krimi.

Pas ngjarjes, 72-vjecari Njazi Kromollari është vetëdorëzuar, duke pranuar edhe autorësinë e krimit. Ai ka rrëfyer se shkak i grindjes me të birin ka qenë dhuna e vazhdueshme fizike dhe psikologjike që ai ushtronte ndaj familjarëve gjatë tre muajve të fundit, si pasojë e konsumit të tepërt të pijeve alkoolike.

Viktima 33-vjeçar, vetëm një vit më parë ishte kthyer nga emigracioni dhe përballej me papunësine, ndërsa jetonte në të njëjten banesë me prindërit dhe bashkëshorten shtatzanë.

Top Channel