Aksident në Elbasan, plagosen dy persona

07/10/2011 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin
nacional Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes në
vendin e quajtur Paulesh.

Mjeti tip Suzuki me targa greke, me drejtues Frrok Lalaj, 42 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur më mjetin tip Benz me targa Librazhdi me drejtues Fatmir Tanushi, 39 vjeç banues në Elbasan. Si pasojë  e aksidentit kanë mbetur të  plagosur rëndë dejtuesi i mjetit me targa të huaja dhe 39-vjeçari Tanushi.

Aktualisht të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit por burimet bëjnë me dije se gjendja shendëtësore e 42-vjeçarit Lalaj është mjaft kritike. Grupi hetimor i cili po kryen veprimet e duhura proceduriale, paraprakisht ka konkluduar se shkak për ndodhjen e aksidentit ka qënë, kalimi në krahun e kundërt të mjetit me targa të huaja.

Në të njejtën kohë burimet zyrtare bëjnë me dije se ndaj Lalajt do të nisë cështja penale sepse akuzohet për Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Fshati Paulesh që ndodhet në aksin nacional Elbasan-Peqin është bërë një zonë mjaft e rrezikshme përsa i përket aksidenteve rrugore. Shkak për këtë janë kthesat e mprehta në rrugë, duke bërë që drejtuesit e mjetit të humbin kontrollin. Përpara dy javësh në të njejtin vend, janë shënuar dy viktima si pasojë e aksidentit në rrugë.

Top Channel