Fermerët tanë kane abuzuar gjatë gjithe sezonit me produktet bujqësore,
duke përdorur në to hormone stimulues për pjekje dhe rritjen para kohe
të produkteve, substanca këto të ndaluara për përdorim në vendet e
Bashkimit Euorpian.

Pervec asaj cka dallohej me sy te lire nga konsumatori, kete konfirmon edhe drejtori i Autoritetit te Kontrollit Ushqimor, Genc Jukaj, i cili tha se ky abuzim do te ndeshkoje rende fermeret ne sezonin e ardhshem pasi te gjithe do te kene kodin e tyre, cka tregon nga vjen nje produkt me cilesi te dobet.Sipas Jukes abuzimi nis me subjektet qe farëra,pesticide dhe plehra kimike.

“Kanë qenë preparate të paautorizuara për të hyrë në Shqipëri, që nuk qarkullojnë në vendet e BE-së dhe preparate me afate skandence të kapërcyera. Do t’i bëjmë një kërkesë ministrit të Bujqësisë që të revokojë licensën e këtyre importuesve”, tha Juka.

Drejtori i AKU-se sqaron se nga kontrollet e ushtruara qe nga muaji korrik e deri me tani ka rezultuar se ne treg ka mjaft subjekte te palicensuar qe ushtrojne kete aktivitet. Por nga ana tjeter edhe ata qe jane te licensuar tregtojne ne te njejtat ambiente, si farerat ashtu dhe pleherat kimike gje e cila eshte e ndaluar me ligj.

“Nuk plotësohet në rregull regjistri i magazinës së tregtimit me shumicë, në disa raste evidentohen preparate të mbrojtjes së bimëve që janë jashtë listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë. Ekzistenca e preparateve të mbrojtjes së bimëvë në pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë janë jashtë afatit të skadencës”, tha Juka.

Nje vit pasi ka marre kompetencat AKU garanton se te gjithe fermeret dhe tregtaret e bimeve dhe inputeve bujqesore do te kalojne ne site te imet kontrolli duke mos lejuar asnje lloj abuzimi ne dem te shendetit te konsumatorit.

Top Channel