ACR nis punen pjeserisht

06/10/2011 00:00

Puna ne minieren e Bulqizes nisi mëngjesin e së enjtes, por jo në të
gjitha frontet. Pas kontrollit të djeshëm të Repartit të Inspektim
Shpëtim te Minierave nuk u dha leja per nisjen e punes ne te gjitha
sektoret per shkak se kompania ACR nuk kishte plotesuar te gjitha
kushtet per sigurine ne pune te minatoreve.

Drejtori minieres se Bulqizes Medat Zogu nuk i eshte pergjigjur pyetjes per plotesimin e kushteve ne miniere, ndersa drejtori inspektimit te Minieres, Refik Spahiu, tregon mangesite e sigurise ne miniere.

Inspektoret i kane kujtuar drejtorit te minieres urdherin e Ministrit te Ekonomise per mosnjohjen e nenkontraktoreve ne zonen D. Ajo zone eshte mbyllur si e rrezikshme dhe asnje punetor nuk duhet te jete atje.
Nderkohe qe ne terren urdheri nuk eshte zbatuar teresisht per shkak se gjate kohes se greves ne zonen D vazhdonte puna e firmave te ndryshme qe shfrytezuan periudhen e bllokimit te ACR per te nxjerre dhe shitur mineral kromi.

Top Channel