Top Show, skema e pensionit

05/10/2011 00:30

Problemet që po shfaq skema aktuale e pensionit, reflektuar ditët e fundit edhe në deklaratën e kryeministrit Berisha për rritjen progresive të moshës së daljes në pension, ishte tema e radhës e trajtuar gjërësisht nga të ftuarit në Top Show.

Të ftuarit theksuan se problem madhor mbetet deficiti që krijon skema e pensionit pasi kontributet e derdhura tek Sigurimet Shoqërore janë më të vogla nga shpenzimet që kryhen cdo muaj për cdo pensionist.

Kjo skemë, sipas ekspertëve të pranishëm, dëmtohet ndjeshëm edhe nga problemet dhe mosfunksionimi në mënyrën e duhur të tregut të punës, ku problem mbetet puna në të zezë dhe deklarimet e rreme të të ardhurave të punëmarrësve.

U theksua se subvencionimi nga ana buxhetit të shtetit për skemën është jetik dhe do të mbetet i tillë për aq kohë sa nuk kryhen reformat e duhura, vecanërisht në mirëfunksionimin e tregut të punës për t’i thënë stop informalitetit dhe deklarimeve të rreme të pagave.

Top Channel