Masakra e Qafë-Gjashtës, lirohet një i dënuar

05/10/2011 00:00

Gjykata e Apelit ka prishur vendimin e Krimeve të Rënda të Shkallës së
Parë për një nga të dënuarit e Qafë- Gjashtës, Edmond Cipa.

Gjate dhenies se vendimit Apeli argumentoi se per mungese provash denimi me 15 vjet heqje lirie per Cipen rrezohet, ceshtja pushohet dhe i pandehuri lirohet menjehere.

Nderkohe Apeli la ne fuqi denimet per te nente te pandehurit e tjere mes te cileve Vladimir Sinani me 18 vjet burg, Nestor Sinani me 15 vjet dhe Aleksander Bala me 15 vjet heqje lirie. Ne total grupi i akuzuar per ngjarjen e Qafe-Gjashtes u denua me 131 vjet heqje lirie.

Ne kater mars 1997 ne Sarande u vra punonjesi i policise Gjergj Mehmeti ndersa polici Eduard Alia u mor peng . Ngjarja ndodhi gjate kohes qe oficere te  policise se Vlores po shkonin ne sarande per te marre nen kontroll komisariatin.

Top Channel