Legalizimi i ndërtimeve në Tiranë

05/10/2011 00:00

Qeveria ka miratuar udhezimin qe i hap rruge zhbllokimit te lejeve te
shfrytezimit per rreth 400 ndertesa, pallate dhe shtesa me kryeqytet.

Ky udhezim ehte hartuar ne baze te nje memorandumi te firmosur pak kohe me pare nga kryetari i Bashkise se Tiranes me disa dikastere per te bere hipotekimin e ketyre ndertesave. Sipas kryeministrit Berisha udhezimi qe miraton qeveria kthen ne realitet nje premtim elektoral te zotit Basha si dhe cliron nje sasi te madhe parash dhe pasurish, qe sic tha kreu i qeverise ishte nje kapital pa jete per shkak te praktikave te papranueshme te drejtuesve te meparshem te Bashkise se Tiranes.

“Me këtë rregullore bëhet e mundur që të pajisen me leje shfrytëzimi pallate, ndërtime, të cilat, në total, vetëm me detyrimet e tyre çlirojnë një kapital e kontribuojnë me rreth 700-800 milione euro. Natyrisht, kemi të bëjmë edhe me një aspekt më madhor moral, një premtim i dhënë duhet mbajtur”, tha Berisha.

Ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha u kerkoi anetareve te kabinetit te shikojne me perparesi per buxhetin e ardhshem relaizimin e 125 projekteve te dixhitalizimit te procedurave, duke shpallur si afat perfundimtar te tyre 100 vjetorin e themelimit te shtetit shqiptar.

“Ky është një objektiv madhor, por nuk ka asgjë që mund të bëjmë më shumë, sesa Shqipërinë dixhitale në 100 vjetorin e pavarësisë së saj. Ky 100 vjetor, Shqipërinë duhet ta gjejë si Shqipërinë dixhitale, Shqipërinë më transparente, Shqipërinë më të shpejtë, Shqipërinë e imagjinatës më të zhvilluar”, theksoi Berisha.

 

Top Channel